INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në zbulim të hashashit? Dy policë mbetën të bllokuar në mal

Në zbulim të hashashit? Dy policë mbetën të bllokuar në mal

Publikuar më: 09:27 12-05-2017

Që prej së paku 12 orë dy efektivë policie që kishin dalë për kontroll territori në zonën e Progonatit, Tepelenë, janë bllokuar në një humnerë. Ata për shkak të terrenit të vështirë janë rrëzuar dhe nuk kanë dalë dot deri më tani. Ndërsa një helikopter i Emergjencave Civile është nisur për t’i tërhequr dhe për ti nxjerrë nga humnera.
Njeri prej tyre është Shefi i Rendit në komisariatin e Tepelenës, Roland Zhapa. Zhapa, në një lidhje me Report Tv deklaroi se vendi ku kanë mbetur është greminë e thellë nuk kanë mundësi të dalin dhe se aty kanë që në orën 20.30 të mbrëmjes së shkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0034098625183105