INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për sot banorët pranë shkollës Petro Nini mund të quhen fitimtarë! Përmbaruesit largohen nga shtëpia

Për sot banorët pranë shkollës Petro Nini mund të quhen fitimtarë! Përmbaruesit largohen nga shtëpia

Publikuar më: 17:00 11-03-2019

Pas 7 orësh punonjësit e përmbarimit largohen nga banesa e 15 personave pranë shkollës Petro Nini, pa mundur ta shembin. Për sot fitimtarë mund të quhen banorët që rezistuan deri në fund.

Forca të shumta policie kanë nxjerrë me forcë e dhunë një pjesë prej banorëve të ndërtesës, duke i dalë në krah përmbaruesve që donin të shkatërroni shtëpinë e këtyre familjeve. Prej më shumë se 7 orësh ka pasur përballje mes banorëve, policisë dhe përmbaruesve. Grave ju ra të fikët dhe të tjerë u shoqëruan në komsariat, por pas disa orësh u lanë të lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168