INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Për pak ditë nisin shkollat! Njihuni me detajet e cikleve parauniversitare[VIDEO]

Publikuar më: 09:53 04-09-2018

Në datën 17 nisën viti shkollor, po ndryshe nga vitet e mëparëshme mësimi do të nisë disi më vonë dhe për pasojë do të mbyllet në 12 për arsimin fillor dhe në 19 qershor të 2019 për atë të mesëm. Ministria e Arsimit ka publikuar një udhëzim të detajuar për të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar me qëllim që nxënësit të qartësohen për data e provimeve po kështu dhe për ditët e pushimit gjatë vit.
Provimet për arsimin bazë do të mbahen në harkun kohor 13-30 qershor, ndërsa nxënësit e shkollave të mësme do testohen nga data 6 deri 30 qershor.
Ndërsa veç festave zyrtare në mes të vitit shkollor do të ketë dhe një pushim më të gjatë, nga data 22 dhjetor deri në 6 janar 2019. Një risi këtë vit është se nxënësit nga klasa e parë deri në të 4 kanë nisur të pajisen me libra falas. Po kështu ka një risi dhe për klasat e 10 dhe 11, pasi do të zhvillohen dhe 18 orë për shërbimin në komunitet më qëllim socializimin e nxënësve me komunitetit. Ndërsa për klasat e pesta do të pilotohet një kurikul e re me libra të shkollave më të mira ndërkombëtare. Kurse orari do të vijojë me 1 lëndë në 2 orë. Edhe maturantët këtë vit të ri shkollor do të kenë lehtësira pasi një nga provimet me zgjedhje do të hiqet.

Article Logic
Execution time: 0.0030629634857178