INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Për herë të parë në Tiranë ''pushtetarët vendorë përballë qytetarëve''[VIDEO]

Publikuar më: 17:01 14-12-2018

Për herë të parë në Tiranë bëhen bashkë 24 administratorë. Ata kanë diskutuar mbi rëndësisinë e qytetarit përballë pushtetarit. I ftuar në takim ishte dhe Drejtori i Bashkëpronësisë dhe Administrimit në Bashkinë e Tiranës, Erind Bejko që ju tha e me qytetarin të zgjedhurit vendor duhet të jenë sa më pak arogantë dhe t’i dëgjojnë. 

“Mungesa e arrogancës duhet të fillojë nga personi i parë deri tek administratorët. Nuk i lejohet arroganca njerëzve, që kanë vendosur të shërbejnë në publik,” tha Bejko.
Kur komuniteti dëgjohet kushtet në zonat e banimit rregullohen. Ndaj në këtë takim u prezantuan dhe disa nga punët e mira, që sjell bashkëpunimi mes komunitet dhe pushtetit. Dy administratorët ai i Farkës dhe i Krabës treguan eksperiencat e tyre në lidhje me marrëdhëniet me komunitetin.
“Regjistrimi i pronave pak problem, se po përfundon afati i regjistrimit,” tha sqaroi administrator i Farkës, Ardian Tufa.
“Në një kohë të shkurtër kemi çertifikuar një godinë. Jemi në fazën e fundit të kalimit të pronësisë tek banorët,” tha Aministratori i Krrabës, Alfred Brahja.
Kjo përballje e realizuar për herë të parë në kryeqytet ishte në kuadër të një projekti të Lëviz Albania.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377