INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për fëmijën i rrituri është gjithçka.

Për fëmijën i rrituri është gjithçka.

Publikuar më: 15:51 19-11-2018

Për fëmijën, i rrituri është sigurija, është shmangja e frikës nga të qenit vetëm, është modeli si do të bëhet. I rrituri i di të gjitha dhe ai, fëmija, do të bëhet si i rrituri.
Në fazën e fëmijërisë, njeriu është në varësi të plotë nga i rrituri, pasi ai nuk mund të egzistojë i vetëm. I rrituri është ai që mund ta ndihmojë të shmangë frikën më të madhe, të qenit vetëm. Ai e ushqen, e mbron, e nxit të eci e mëson të flasë, por edhe e tremb, madje dhe shume. Dhe ajo, që është më e keqja, i vogli nuk e kupton pse i rrituri nxehet dhe kështu fëmija e kërkon fajin te vetja. Nëse i rrituri do të jetë gjithmonë i nxehur, fëmija do ta bëjë të tijën ndjenjën e të qenit fajtor dhe do të vijë një ditë, që nuk do ta kuptojë më se është kjo ndjenjë që i dikton gjithshka, mënyrën e të qenit, të menduarit dhe të pranuarit të vetes. Të ndjerit i vetmuar dhe fajtor nuk e lejon fëmijën të bëhet një i rritur i sigurt, por një i rritur depres.

Falenderojmë Lira Gjika për shkrimin e publikuar në intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328