INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pengmbajtje! Policia prangos të sëmurin mendor

Pengmbajtje! Policia prangos të sëmurin mendor

Publikuar më: 16:34 09-09-2016

Një person që dyshohet së është i sëmurë mendor, prej disa ditësh mbante peng nënën e tij, duke mos e lejuar të merrte as ilaçet dhe kishte kërcënuar me vrasje edhe dajën e tij, pasi ky i fundit kishte ndërhyrë. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Rrogozhinës.
Policia e Tiranës dhe komisariati i Rrogozhinës në bashkëpunim me Forcat RENEA bënë të mundur arrestimin e tij pas 4 orë negociatash. Gëzim Mustafaj është 47 vjeç, banues në fshatin Gosë dhe sipas të afërmve ai ka probleme të shëndetit mendor.
Arrestimi i tij është bërë pas marrjes së një telefonate ku dyshohej se, në Gosë, shtetasi i mësipërm kishte kanosur dajën e tij, 56-vjeçarin me inicialet L. Z., 56 vjeç, banues në Durrës.
Aktualisht Mustafaj është dërguar tek Spitali Psikatrik në Tiranë për të vlerësuar gjëndjen e tij shëndetësore dhe për të marrë mjekim më të specializuar.

Article Logic
Execution time: 0.0030930042266846