INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pedagogët prej 10 ditësh pa paga, Nikolla: Ndjesë, institucionet të bëjnë detyrat e shtëpisë

Pedagogët prej 10 ditësh pa paga, Nikolla: Ndjesë, institucionet të bëjnë detyrat e shtëpisë

Publikuar më: 13:35 10-02-2018

Vetëm një ditë pasi disa prej pedagogëve denoncuan se prej 10 ditësh nuk kishin marrë pagat ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla

Ajo kërkoi ndjesë duke u shprehur se po punohet maksimalisht që institucionet qeverisëse të bëjnë detyrat e shtëpisë.

“Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor.E ndërkohë ishte dhe një ushtrim, pa larguar asnjë lloj përgjegjësie nga vetja, edhe një ushtrim në vëmendje të administratorëve që besoj që nuk ishin në lartësinë e detyrës në mënyrë që t’i përgjigjeshin me zhdërvjelltësi këtij momenti të rëndësishëm që lidhet me gjithë administrimin e financave dhe gjithë linjës administrative në institucionet tona të arsimit të lartë”, u shpreh Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604