INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PE miraton rezolutën për Shqipërinë. Drejtësia dhe zgjedhjet çelësi drejt anëtarësimit

PE miraton rezolutën për Shqipërinë. Drejtësia dhe zgjedhjet çelësi drejt anëtarësimit

Publikuar më: 10:17 16-02-2017

Parlamenti Europian miratoi rezolutën e eurodeputetit Knut Fleckenstein për vendin tonë. Me 546 vota pro dhe 62 abstenime është miratuar resolutë, e cila vë në dukje se zbatimi i reformës në drejtësi është një progres i mirë në luftën kundër korrupsionit si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në qershor të 2017 mund të provojnë që të jenë çelësi i avancimit të anëtarësismit në BE dhe hapjes së negociatave.
Knut Fleckenstein:
“Që nga vera e vitit 2014 Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim në BE dhe që atëhere ka bërë progres të vazhdueshëm. Miratimi i reformës së gjyqësorit është një moment historik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE duke u bërë një vend modern. Më pak korrupsion dhe me pak krim të organizuar është e rëndësishme për jetën e përditshme të Shqiptarëve. Megjithatë ne nuk duhet të shtyjmë vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim”.
Eurodeputetët mirëpresin progresin e Shqipërisë në reformat lidhur me integrimin në BE, siç është ajo në gjyqësor. Eurodeputetët mbeten të shqëtësuar për drejtësi selektive, korrupsionin, zgjatja e procedurave gjyqësore dhe ndërhyrja e politikës në hetime.

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002