INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD zbulon skemën e mashtrimit të kompanisë Gulf

PD zbulon skemën e mashtrimit të kompanisë Gulf

Publikuar më: 12:47 27-04-2018

Partia Demokratike ka zbuluar për publikun skemën e mashtrimit të kompanisë Gulf, e cila pak ditë më parë shpalli falimentin, ndërsa kishte përfshirë më herë në një skemë mashtrimi me mijëra qytetarë.
Jorida Tabaku:
“Kompania ka ngritur një skemë piramide financiare duke gënjyer konsumatorët, dhe duke grumbulluar 5 milion euro”.
Opozita akuzon qeverinë sepse mbështeti kompaninë
Por e gjithë kjo skemë mashtrimi sipas deputetët Jorida Tabaku është bërë me bekimin e qeverisë.
Jorida Tabaku:
“Skema e qartë, Besnik Sulaj klient i qeverisë, është i përfshirë po në të njëjtën kompani, zotëria në kërkim është bashkëpronar me zotin sula dhe kjo është arsye se përse qeveria hesht”.
Në këto kushte tabaku kërkoj që drejtësia të nisë hetimet për ministrin, megjithëse nuk nguroj ta shfaqë skepticizmin se kjo do të ndodhë.
Jorida Tabaku:
“Nuk do ketë hetime deri ne nivele te larta. Ministri i Energjetikës sa herë ka kryer kontrolle, hetimi tatimor pse s”ka funksionuar, nis një ministër del garant për cilësinë, përgjegjësia është për tu gjet tek ministri dhe kryeministri”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949