INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD tregon prova të reja për manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

PD tregon prova të reja për manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Publikuar më: 14:44 11-09-2019

Partia Demokratike paraqiti prova të reja të manipulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Më evidente shkeljet duket se janë qenë gjatë në procesit të numërimit të votave. Në një dalje për mediat, Oerd Bylykbashi publikoi disa video që sipas tij vërtetojnë pretendimet e PD mbi atë që ka ndodhur në zgjedhjet e 30 qershorit, ku opozita vendosi të mos merrte pjesë.

“Grupet e numërimit dhe KZAZ e kontrolluara vetëm nga PS kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i fletëve të votimit në çdo tavolinë. Shpesh herë fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë marrë veç e veç. Fletët e votimit janë numëruar jashtë kamerave, detyrim i kodit zgjedhor. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë votimi pa vulat e komisionit”, u shpreh Bylykbashi.

Si shembull për manipulimin zgjedhor, me rritjen e numrit të votuesve dhe tjetërsimin e fletëve të pavlefshme, Bylykbashi publikoi shifra nga disa KZAZ, si në Urën Vajgurore, Pogradec, Shkodër, Tiranë e Elbasan.

kuti_1.jpg

kutia_2.jpg

kutia_3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0022170543670654