INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD, projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar tinëzar dhe antikushtetues [VIDEO]

PD, projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar tinëzar dhe antikushtetues [VIDEO]

Publikuar më: 15:42 15-06-2018

Qeveria po shkel kushtetutën dhe ligjet e vendit me projektligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Kështu thotë në një intervistë për IN News deputeti Luçiano Boçi, i cili flet për nismë tinëzare të qeverisë. 

Luçiano Boçi:
“Projektligji antikushtetues. Është shfrytëzuar momenti, dhe momenti në këtë rast është mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Askush nuk mund ta ankimojë në askund pasi nuk ekziston Gjykata Kushtetuese”.
Teksa thotë se shembja e Teatrit Kombëtar është një projekt i nisur 20 vite më parë nga Edi Rama, deputeti demokrat thotë animimi në Gjykatën e Strasburgut nuk e shpëton teatrin.
Luçiano Boçi:
“Rrugëtimi i saj është disi i gjatë. Ndërkohë sa të mendohet i mençuri budallai e ka bërë gjëmën. Kjo qeverisje e budallepsur normal që e ka bërë gjëmën në qoftë se ne do të ecim në këtë rrugë të ngadaltë”.
Opozita ngre shqetësimin e me projektligjin po vidhet prona publike, ndërsa Boçi thotë se aksioni opozitar është në mbështetje të artistëve.
Luçiano Boçi:
“Është një mënyrë vjedhje, grabitje nëpërmjet ligjit. Kryeministri shfrytëzon komoditetin për të qenë propozues i ligjeve dhe projektligjeve. Kjo ëndërr 20 vjeçare e Kryeministrit Edi Rama”.

Article Logic
Execution time: 0.0033841133117676