INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD kërkon largimin e Vangjush Dakos, protestë përpara bashkisë

PD kërkon largimin e Vangjush Dakos, protestë përpara bashkisë

Publikuar më: 10:27 19-12-2016

Dhjetra demokrate protestuan mëngjesin e sotëm para bashkisë së Durrësit. Ata kërkuan largimin e kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako, i cilis sipas tyre doli garant për lirimin e parakohshëm të Lulzim Berishës.
Protesta paqësore ka nisur në orën 09:00 dhe ata kanë vendosur një shirit për të mos lejuar hyrjet dhe daljet nga bashkia
Deputeti Oerb Bylykbashi tha se vendimet do ndëshkohen rëndë në zgjedhjet e ardhshme sepse durrsakët do të votojnë kundra lidhur me veprimet e lirimet dhe veprimet e pakontrolluara të tij.
Në protestë ishin dhe deputetë të tjerë demokratë si Igli Cara, Albana Vokshi
Pak ditë më parë Deputetët e qarkut të Durrësit dhe anëtarët në këshillin bashkiak i dërguan një kërkesë dhe Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Dakos. Sipas tyre ai ka kapërcyer kufijtë ligjorë dhe kushtetues duke  firmosur se do të punësonte Lulzim Berishëns nëse lirohej nga burgu.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564