INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD e LSI arrijnë marrëveshjen e parë në opozitë

PD e LSI arrijnë marrëveshjen e parë në opozitë

Publikuar më: 12:16 13-09-2017

Partia Demokratike dhe Lëvizje Socialiste për Integrim kanë shënua marrëveshjen e parë mes tyre. Marrëveshja ka të bëjë me drejtimin e komisioneve të përhershme parlamentare, ku pas negociatave mes PD e LSI komisioni i shëndetësisë i është lënë të drejtohet lëvizjes socialiste për integrim. Mësohet se LSI propozon për kryetar të komisionit të shëndetësisë Petrit Vasilin. Negociatat janë bërë nëpërmjet numrit 2 të demokratëve Edmond Spaho dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi gjatë orëve të vona të ditës së djeshme. Ndërkohë PD ka tërhequr propozimin e saj për këtë komision Bardh Spahia. Ky është sinjali i parë i fortë i bashkëpunimit mes dy partive të mëdha në opozitë, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse kjo marrëveshje do të vijojë të bashkëpunojë edhe për çështje të tjera. Sakaq demokratët do të kenë kryesimin e 2 komisioneve të përhershme parlamentare, ai i medias nga Albana Vokshi dhe ai i integrimit nga Genc Pollo. Ndërsa socialistët do të kenë drejtimin e 5 komisioneve të përhershme parlamentare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008