INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Patozi Ramës: 'I dashur timonier mos i trego bilbilit pyllin, por...' [FOTO]

Patozi Ramës: 'I dashur timonier mos i trego bilbilit pyllin, por...' [FOTO]

Publikuar më: 13:56 09-12-2017

Pas ngjarjes së regjistruar në Shkodër kur Kryeministri Rama është pritur me protesta, ka reaguar dhe ish deputetit i PDs Astrit Patozi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ai ka ironizuar "batutat" e Ramës një ditë më parë për fishkëllimën dhe pyllin.
“Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.”,shprehet ish deputeti.

MOS I TREGO BILBILIT PYLLIN
I dashur timonier,
Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.
Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.
Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati "Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu..."

sgfsf.PNG

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0044889450073242
    array(1) { ["section"]=> string(73) "patozi-rames-i-dashur-timonier-mos-i-trego-bilbilit-pyllin-por-foto-44405" }