INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Patozi: Kam prova për manipulim të zgjedhjeve në PD

Patozi: Kam prova për manipulim të zgjedhjeve në PD

Publikuar më: 13:36 24-07-2017

Astrit Patozi, një nga zërat më të fortë kundër Lulzim Bashës dhe zgjedhjeve në parti ka reaguar ashpër në facebook thotë se ka prova se zgjedhjet e e lidershipit të ri në selinë blu janë manipuluar. Patozi flet për prova të këtij manipulimi, ndërsa thotë se do ti bëjë publike në ditët në vijim.
Astrit Patozi:
“Ka shumë prova që dëshmojnë manipulimin masiv me votat e demokratëve më 22 korrik. Me siguri që ditët në vazhdim do të sjellin dëshmi të reja, sepse përmasat e fenomenit dhe arroganca e të porositurve për ta çuar në vend urdhërin ka qenë ekstreme. Tashmë është e qartë për të gjithë se mirë që nuk kishte garë, por edhe vetë farsa u manipulua”.
Nëpërmjet një shkrimi të gjatë në rrjetin social facebook me titull “edhe vetë farsa u manipulua. demokratët duhet të vendosin fatin e PD”, Patozi ka këtë paralajmërim për lulzim Bashën.
Astrit Patozi:
“Ne nuk do t'i marrim kujt leje për të shkuar në shtëpinë tonë dhe do të hyjmë pa trokitur gjithmonë atje edhe sikur derën ta gjejmë të mbyllur. Partia Demokratike është aset kombëtar, por ajo në radhë të parë është pasuria e mijëra demokratëve, të cilët janë edhe aksionerët e ligjshëm të saj. Ata dhe vetëm ata do t'i dalin zot investimit të tyre për të caktuar se kush dhe si do t'i udhëheqë në të ardhmen, në mënyrë që shumë shpejt të përballemi dhe ta mundim kundështarin tonë politik”.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215