INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pastat e dhëmbëve, mund të shkaktojnë kancer

Pastat e dhëmbëve, mund të shkaktojnë kancer

Publikuar më: 11:35 07-02-2019

Pas reklamës së re të pastës së dhëmbëve “Colgate” ku konsiderohet si produkti më i mirë për pastrimin e dhëmbëve, ka pasur disa hulumtime sa i përket përbërësve.

Kompania po përballet me një studim të fundit e publikuar nga një revistë e Kërkimeve Kimike në Toksikologji ku thuhet se pasta përbëhet nga një substancë tepër e rrezikshme që quhet triklosan.

“Colgate-Palmolive e ka hequr substancën nga sapunët, por e kanë mbajtur tek pasta e dhëmbëve duke thënë se është aprovuar pasi ndihmon në parandalimin e gingivitëve (inflamacion ose fryrje e mishrave)”, shkruan Bloomberg.

Mbrojtësit e shëndetit kanë paralajmëruar rrezikun e kimikatit triklosan që është përgjegjës për sëmundje të ndryshme, përfshirë kancerin, efektet në tiroide dhe bën bakteret rezistente ndaj antibiotikëve./cna.al

Article Logic
Execution time: 0.0031230449676514