INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Pasojat që le ndarja në shëndetin tuaj

Pasojat që le ndarja në shëndetin tuaj

Publikuar më: 12:07 24-07-2017

Dhe ata jetuan të lumtur derisa…..u ndanë.

Nuk është fjali e marrë nga formula e betimit martesor, por një situatë të cilën me siguri e keni kaluar të gjithë. Askush nuk i do lamtumirat në aeroport, ndarjet me miqtë, por ajo që vret më shumë është ndarja me njeriun e zemrës. Sigurisht që po të ishte në dorën tuaj, do të krijonit një shkop magjik që të ndalte kohën dhe të shmangte ndarjet, ja që nuk ndodh kështu. Por, nuk është vetëm zemra ajo që vuan ndarjet, edhe organizmi juaj reagon në një rast të tillë.

1.Ankth dhe probleme me gjumin: Netë pa gjumë kapur pas telefonit, ankth dhe stres?! Ky është skenari më familjar që na ndodh të gjithëve pas një ndarjeje. Në qoftë se kjo situatë përsëritet, duhet të konsultoheni me një mjek pasi rreziku që të kaloni në depresion është lehtësisht i mundur.

2.Dhimbje në kraharor: Studimet e ndryshme kanë treguar që dhimbjet në kraharor dhe gulçimet janë mëse të zakonshme pas një ndarjeje. Mund t'i ngatërroni fillimisht me emocionet ose dhe shpresën se gjërat do të rregullohen, por këto dhimbje mund të çojnë edhe në goidtje në zemër.

3.Dhimbje muskujsh: Këputje gjunjsh, kontraktim i muskujve të legenit dhe shpinës, mpirje duarsh etj janë disa prej shenjave që mund t’ju shqetësojnë në ditët e para pas ndarjes.

4.Probleme me lëkurën: E habitshme, por një ndarje ( pavarësisht kohës së gjatë ose të shkurtër të kaluar me partnerin) ndikon edhe në pamjen e lëkurës. Çrregullimet hormonale dhe stresi ndikojnë në rënien e flokëve, shfaqjen e akneve në pjesë të ndryshme të trupit dhe dobësimin e thonjve.

5.Shtim ose pakësim oreksi: Të gjithëve ju ndodh që pas një ndarjeje ta gjejnë veten me kokën në frigorifer duke ngrënë çdo gjë që del përpara ose krejt e kundërta, refuzoni në mënyrë kategorike të mos hani gjë. Si pasojë e stresit, qelizat bëhen më të ndjeshme ndaj insulinës dhe trupi fillon ta sekretojë shumë më shpejt se zakonisht.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00388598442078
    array(1) { ["section"]=> string(44) "pasojat-qe-le-ndarja-ne-shendetin-tuaj-32955" }