INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Pasojat e alkoolit te të rinjtë. 17% e rasteve në urgjencë më të vegjël se 14 vjeç

Pasojat e alkoolit te të rinjtë. 17% e rasteve në urgjencë më të vegjël se 14 vjeç

Publikuar më: 10:16 03-11-2018

Sasitë e tepërta të alkoolit të marra brenda një kohe të shkurtër rrezikojnë seriozisht jetën e adoleshentëve. Pirja e alkoolit shkakton helmime akute, që në disa raste mund të çojnë në koma e madje deri në humbjen e jetës së të rinjve. 17% e rasteve që mbërrijnë në urgjencë për shkak të dehidrimit të alkoolit janë të rinj, nën 14 vjeç, organizmi i të cilëve është ende "i papërgatitur" për të metabolizuar etanolin. Alarmin e jep Shoqata Italiane e Alkoolit e cila synon të kontribuojë, përmes miratimit të udhëzimeve, për të ulur sëmundjet dhe vdekjet që kanë të bëjnë me konsumimin e alkoolit në një kohë të shkurtër. Sipas të dhënave, të cilat gjenden në raportin vjetor të Ministrisë së Shëndetësisë mbi përdorimin e alkoolit, 15% e 15-vjeçarëve e konsumojnë alkoolin. Ky është shkaku më i shpeshtë i përfundimit në dhomën e urgjencës tek të rinjtë. Efekti kryesor i marrjes së sasive të tepërta të alkoolit (më shumë se 5-6 pije) në një kohë të shkurtër mund të shkaktojë helmime akute në disa raste, mund të çojë në dështim të frymëmarrjes, në koma dhe vdekje. "Të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të tilla për shkak të papjekurisë së aftësive metabolike të etanolit ushtruar kryesisht në mëlçi, dhe që arrin pjekurinë pas moshës njëzet vjeçare. Kjo është arsyeja pse te adoleshentët arrihet më lehtë një gjendje e komës etilike me përmbajtje alkooli shumë më të ulët se ato që konsumohen nga një i rritur "shpjegon Emanuele Scafato, drejtor kombëtar i Observatorit të Epiqendër.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00090193748474121
    array(1) { ["section"]=> string(86) "pasojat-e-alkoolit-te-te-rinjte-17-e-rasteve-ne-urgjence-me-te-vegjel-se-14-vjec-77506" }