INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u tha që i bëri ''DISS'' Taynës, FIFI-in ''e masakrojnë'' për PHOTOSHOP, këngëtarja merr vendimin drastik! [FOTO]

Pasi u tha që i bëri ''DISS'' Taynës, FIFI-in ''e masakrojnë'' për PHOTOSHOP, këngëtarja merr vendimin drastik! [FOTO]

Publikuar më: 15:07 23-08-2018

Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi para pak ditësh ka publikuar këngën e saj më të re “Habibi” një bashkëpunim me reperen marokene Lamar.

Fifi është një ndër vajzat që i ka treguar aftësitë e saj vokale jo vetëm në rep por edhe në balada të forta edhe pse më së shumti fansat e pëlqejnë kur ajo repon.

E kjo këngë e fundit është komentuar shumë nëpër mediat online se është një diss për Taynan dhe Rinën.

“S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”, shprehet Fifi në një pjesë të këngës duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj “Columbiana” thotë se e ka belin shumë të hollë.

“E keni flliq krejt t’u bo bordell, o ciceronk e trapit t’u ka bo shpell”, është edhe kjo një pjesë e tekstit të këngës që po komentohet shumë në rrjete sociale e që siç duket i referohet repereve të reja.

Mirëpo atë e kanë akuzuar edhe për photoshop në një foto të fundit. Pas fjalëve që kanë shkruar ndjekësit këngëtarja ka zgjedhur të reagojë.

“Nuk më vjen neveri nga puçrrat. Photoshopit i kam bërë dalje. Përveç kësaj, çdo foto dhe video që kam hedhur është mbushur me komente të njerëzve pa dinjitet dhe pa kulturë.

Që sot e tutje do i mbyll komentet”,-ka shkruar ajo duke sqaruar gjithçka.

fifjo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041689872741699