INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi të merrni vesh që ish-i juaj është fejuar, do t’ju ndodhin këto 6 gjëra. Bëhuni gati!

Pasi të merrni vesh që ish-i juaj është fejuar, do t’ju ndodhin këto 6 gjëra. Bëhuni gati!

Publikuar më: 11:37 03-04-2018
Edhe nëse keni kaluar gjithë dhimbjen dhe zemërimin, sërish kur të merrni vesh që ish-partneri juaj është fejuar me dikë, do përjetoni këto gjëra.
Sipas intv.al, ja cilat janë disa prej këtyre gjërave:
1. Dhimbje e pastër
Edhe pse jeni ndarë, pasi të merrni vesh që ish-i juaj ka zyrtarizuar lidhjen me dikë tjetër, do ndjeni një dhimbje. Kjo nuk do të thotë, që ende e dashuroni, por kjo ndjenjë është e pashmagshme ndaj dikujt, që dikur ka pasur rëndësi për ju.
2. Do zbuloni se jeni të butë
Pasi fejsesa është bërë fakt, nuk keni më asnjë mundësi për të ndryshuar gjë. Do kuptoni se e keni hedhur pas përfundimisht si histori dhe nuk do bëheni nervozë. Madje, sipas intv.al nëse do shikonit unazën e tyre të fejesës, mund edhe mos ta pëlqeni si model. 
3.  Ish-i nuk ka më rëndësi për ju
Pasi të merrni vesh që ky person është fejuar, thellë në veten tuaj do e ndjeni që nuk ka më rëndësi për ju. Tashmë, i përket së shkuarës dhe dyert me të janë mbyllur përfundimisht.
4. Do e krahasoni veten me të fejuarën ose fejuarin e ish-it
Edhe pse shumica e mohon, pasi merrni vesh që ish-i është fejuar, direkt shikoni ndonjë foto në rrjetet sociale dhe filloni me krahasimet. Mos u bëni merak, sepse është diçka që nuk mund ta shmangni dot.
5. Do bëheni më shumë emocionalë
Ndjenja e mërzitjes në përgjithësi është e çuditshme, sepse ish-i juaj është fejuar. Ju keni shpenzuar një sasi të konsiderueshme kohe me të dikur dhe ju duket sikur keni humbur kohën tuaj. Tani, janë angazhuar  me dikë tjetër, gjë që do ju sjellë një mërzitje.
6. Do kuptoni sa të fortë jeni
Do habiteni me veten tuaj, pasi të merrni vesh që ish-i juaj është fejuar me dikë tjetër. Dikur, as nuk do e imagjinonit diçka të tillë, ndërsa tani po përballeni mjaft mirë me këtë fakt. 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.003593921661377