INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi Presidenti i bëri “block”, shihni si modelja Chrissy Teigen tallet rëndë me Donald Trump [VIDEO]

Pasi Presidenti i bëri “block”, shihni si modelja Chrissy Teigen tallet rëndë me Donald Trump [VIDEO]

Publikuar më: 14:31 18-01-2018

Gjatë fushatës për zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kandidati që rezultoi fitues, Donald Trump kishte shumë personazhe të njohur kundër.  Një ndër to ishte edhe modelja dhe moderatorja e famshme, Chrissy Teigen e cila e ka shprehur qartë antipatinë që ka kundrejt Presidentit Trump. Ky i fundit e ka bllokuar modelen nga profili i tij në Twitter pasi vitin e kaluar Teigen bëri një postim për kreun e shtetit duke i thënë se askush nuk e pëlqen atë, as populli amerikan, as kolegët madje as disa nga familjarët e tij. Por talljet e saj nuk kanë fund.

Ditë më parë Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shkruar një satus ironik në këtë rrjet social ku ka thënë se këtë vit do të krijojë një ceremoni të ndarjes së çmimeve për një pjesë të mirë të medias amerikane që transmeton lajme të rreme. Ai madje ka publikuar edhe fituesit e “Fake Neës Awards”.

Ndërkohë që bashkëshortja e John Legend ka qënë në prova në “Dolby Theatre” ajo ka inskenuar sesi do të kishte qënë “Fake News Awards” nëse do të ishte prezantuar nga ajo.
Chrissy ka vizatuar në letër të ftuarit dhe i ka ngjitur në vende të ndryshme të sallës ku më vonë ka zënë edhe vendin e saj duke u shtirur se po argëtohej në këtë ceremoni imagjinare. Ajo ka postuar disa foto dhe video në Snapchat duke vënë në lojë Donald Trump.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027389526367188