INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi i zbuluan se sa EURO fiton për një koncert, Luana ka dy fjalë për të thënë dhe më bukur se kaq s’mund të fliste! [FOTO]

Pasi i zbuluan se sa EURO fiton për një koncert, Luana ka dy fjalë për të thënë dhe më bukur se kaq s’mund të fliste! [FOTO]

Publikuar më: 13:57 20-06-2019

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca po jeton momentet me të lumtura të jetës së saj. E nisi me moderim duke u bërë një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku dhe më pas Luana sfidoi veten në muzikë e deri tani i ka ecur goxha mirë.

Përveç projekteve muzikore ajo është shumë aktive edhe me koncerte të ndryshme ku ftohet për të performuar dhe i gjithë publiku çohet në këmbë. Thuhet se menaxheri i saj është i dashuri i saj i përfolur, Krenar Çoçaj dhe pikërisht kjo është arsyeja se përse po i shkon mjaft mirë edhe nga pagesat.

“Panorama Plus” bën me dije se vetëm për një koncert, moderatorja merr plot 5 mijë euro. Pas publikimit të këtij detaji, Luana ka postuar një instastory një foto ku shkruan:

“Puna e lodhshme do të paguhet. Njerëzit e duhur do të shfaqen. Ëndrrat e tua do të realizohen”, duke treguar kështu që puna e fortë që ajo ka bërë gjithë këto vite më në fund po shpërblehet.

"Motoja ime", shkroi Luana bashkangjitur fotos së postuar në Instagram dhe duhet të shërbejë për të gjithë ne. 

 
 
 
View this post on Instagram

Motoja ime!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602