INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi filloi të ndjekë Shaqirin dhe Xhakën në INSTAGRAM, Rita Ora ka dy fjalë për dyshen! [FOTO]

Pasi filloi të ndjekë Shaqirin dhe Xhakën në INSTAGRAM, Rita Ora ka dy fjalë për dyshen! [FOTO]

Publikuar më: 22:51 22-06-2018

Pas Dua Lipa-s, edhe Rita Ora ka dy fjalë për çunat shqiptarë që na bënë krenarë!

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë yjet që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, e shqiptarëve, të serbëe, të mediave të huaja apo edhe shumë personazheve VIP. Të shumtë ishin ata që treguan plot krenari fitoren e Zvicrës kundër Serbisë dhe shqiptarët u ndjenë sikur në vend të Zvicrës po luante Shqipëria. Kjo pasi në këtë ndeshje ishin edhe katër futbollistë shqiptare.

Mbas triumfit, dyshja Xhaka e Shaqiri po shijojnë momentet më të mira dhe ndjekësit e tyre kanë ‘çmendur’ rrjetin me fotot ku ata bënin shqiponjën, mbas golave që ata shënuan. Por nuk munguan urimet edhe nga yjet shqiptarë me famë botërorë si Action Bronson, Dua Lipa dhe së fundmi edhe Rita Ora. Kjo e fundit ndoqi të dy çunat në Instagram, por nuk e la me kaq. Ajo ka postuar edhe fotot e dyshes në ‘Insta Story’, ku i uron dhe ju thotë se e bënë krenare./intv.al/

rifaj.png

ttt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030879974365234