INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi bëri SHQIPONJËN, aktori i njohur Van Damme fiksohet me ''TOTO'' të Noizyt? Do të shkriheni së qeshuri! [VIDEO]

Pasi bëri SHQIPONJËN, aktori i njohur Van Damme fiksohet me ''TOTO'' të Noizyt? Do të shkriheni së qeshuri! [VIDEO]

Publikuar më: 11:32 01-07-2018

Epo TOTO i ka “infektuar” të gjithë! 

Aktori i njohur i filmave aksion me arte marciale, Jean Claude Van Damme ka falënderuar autorin e golit të Belgjikës në ndeshjen me Anglinë.

Van Damme me origjinë belge dhe i preferuar nga shqiptarët ka shkruar diçka për lojtarin kosovar, që mbron ngjyrat e Belgjikës, Adnan Januzaj.

“Një falënderim i madh për Adnan Januzaj i cili shënoi golin e fitore dje në Botëror për Belgjikën”, ka shkruar aktori i madh duke bërë shqiponjën me duar.

Sigurisht që të gjithë u befasuam nga ky veprim, ama një video e fundit e publikuar nga Noizy është me të vërtetë epike.

Ju kujtohet skena e famshme në filmin “Kickboxer” të Van Damme ku shfaqet duke kërcyer? Kjo video është përdorur shpesh herë për meme të ndryshme dhe këtë herë është publikuar nga Noizy, video në të cilën është montuar kënga e tij e fundit “TOTO” dhe me të vërtetë duket bukur. Reagimet e fansave në këtë video të Noizyt ishin nga më të ndryshmet.

Go whine for me now

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043