INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasaportat e reja britanike, hiqet Bashkimi Europian pa u miratuar Brenxit

Pasaportat e reja britanike, hiqet Bashkimi Europian pa u miratuar Brenxit

Publikuar më: 09:34 06-04-2019

Pasaportat britanike po jepen pa togfjalëshin “Bashkimit Evropian” në kapakun e pasaportës, pavarësisht shtyerjes së procesit të shkëputjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Pasaportat e reja janë prezantuar prej 30 marsit, dita që supozohej të ishte e para e Britanisë së Madhe jashtë BE-së, pavarësisht se disa njerëz mund të pajisen ende me versionin e vjetër, derisa rezervat të mbarojnë.
Një shtetase britanike shkruante në rrjete socilae se ndihej “me të vërtet e tmerruar”, teksa publikonte fotot e pasaportës së vjetër që i skadonte dhe asaj të resë me të cilën sapo ishte pajisur.

“Mbeta e befasuar sepse jemi ende pjesë e BE-së. Ata kanë bërë ndryshime, ndërsa ende nuk jemi shkëputur. Kjo është shenjë e prekshme nga diçka që unë besoj se është totalisht e kot. Çfarë fitojmë ne duke u shkëputur? Sigurisht që ka shumë gjëra që ne i humbasim”, tha ajo për “Press Association”.

Ndërkohë, pasaportat në ngjyrë blu të errët, që i ngjasojnë dizajnit përpara se Britania të bëhej pjesë e BE-së, pritet të lëshohen nga fundi i vitit. Vendimi për të hequr togfjalëshin “Bashkimi Europian” nga pasaportat u bë me mendimin se Britania do të largohej nga BE-ja në fund të muajit mars, siç ishte programuar.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme tha se “në mënyrë që të shfrytëzojmë edhe stokun e mbetur dhe të vlerësojmë maksimalisht taksapaguesit”, pasaportat e vjetra me togfjalëshin “Bashkimi Europian” do të vazhdojnë të lëshohen edhe për një periudhë të shkurtër.

Megjithatë, ajo theksoi se nuk do të kishte asnjë dallim mes një shtetasi britanik që përdor pasaportën me “Bashkimi Europian” në krye dhe një shtetsai që nuk e ka atë.

Article Logic
Execution time: 0.0021450519561768