INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas zënkës me Travis Scott, Nicki Minaj shokon të gjithë me deklaratën e fundit! Kylien e…

Pas zënkës me Travis Scott, Nicki Minaj shokon të gjithë me deklaratën e fundit! Kylien e…

Publikuar më: 11:50 24-08-2018

Me siguri nuk e keni humbur momentin në tapetin e kuq ku Kylie po përpiqej që të mos përballej me Nicki Minaj, kjo për shkak të ‘sherrit’ të vazhdueshëm ndërmjet Nicki dhe Travis Scott. 

Por së fundmi Nicki ka bërë një deklaratë që na ka habitur të gjithëve.

Pavarësisht sherrit me Travis, reperja gjatë një interviste me ‘Queen Radio’ Nicki është shprehur se ajo e do shumë Kylien dhe se ajo nuk ka lidhje fare me këtë zënkë.

Gjithashtu ajo ka shtuar se Kylie po bën atë çka do bënte çdokush, po qëndron përkrah partnerit të saj, çka na ka tingëlluar pak e çuditshme.

Vetëm disa ditë më pare reperja shkroi në Twitter se si Travis mbushte koncertet e tij duke përdorur Kylien dhe vajzën e tyre Stormi.

E megjithatë, nëse Nicki thotë se ajo e do dhe e vlerëson Kylien dhe se ajo nuk duhet të jetë e përfshirë me këtë zënkë atëherë duhet ta besojmë.

Epo Kylie herës tjetër mos vrapo larg Nickit në tapetin e kuq, shko pranë saj dhe flisni, kushedi mund të bëheni shoqe të mira!

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030810832977295