INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vdekje së foshnjës 4 ditëshe në Pogradec del një arsye

Pas vdekje së foshnjës 4 ditëshe në Pogradec del një arsye

Publikuar më: 13:03 03-10-2016

Drejtori i maternitetit të Pogradecit, Ilia Gusho flet pas vdekjes së bebes 4 ditëshe gjatë rrugës për në spitalin e Tiranës. Sipas tij dy ditë pas lindjes, i ishte shfaqur një infeksion në lëkurë dhe u trajtua me mjekimin e duhur.
“Mbrëmë, rreth orës 19:00, gjendja e tij u përkeqësua pati një nxirje të menjëhershme ndaj spitali e nisi menjëherë për mjekim të specializuar në Tiranë. Gjatë rrugës me ambulancë, foshnja ka humbur jetën.  Autopsia do të përcaktojë shkaqet e vdekjes,” tha mjeku.
Fëmija ishte i pari i çiftit Agron dhe Suela Hysi nga fshati Buzaishte i Pogradecit. Babai ka denoncuar në polici mjekun pediatër N.E.52 vjeç për mjekim të pakujdesshëm.

Article Logic
Execution time: 0.003248929977417