INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas skandalit të tradhëtisë me Jordyn, Tristan jo vetëm që ka tentuar të puthë Khloe-n, por paska plasur sherri dhe me Kanye-n!

Pas skandalit të tradhëtisë me Jordyn, Tristan jo vetëm që ka tentuar të puthë Khloe-n, por paska plasur sherri dhe me Kanye-n!

Publikuar më: 13:15 09-09-2019

Në premierën e episodit të ri të “Keeping Up with the Kardashians”, Khloe zbuloi se Tristan u përpoq që të lidhej sërish me të, duke i dërguar lule dhe mesazhe, pas skandalit të tradhëtisë. 

Por një natë para ditëlindjes së vajzës së tyre True, Tristan shkoi më larg dhe u përpoq të puthte ish-partneren duke i kërkuar me ëmbëlsi të pinin një gotë verë.

“Ky është problemi me ty. Nuk mund të marrësh çfarë të duash”, iu kthye Khloe.

Por të rejat nuk mbarojnë me kaq, pasi mediat tani shkruajnë se Tristan u përplas me Kanye West për një episod të “Keeping up with the Kardashians”, ku kishte dalë shumë keq figura e tij.

Sipas Kanye-s, Tristan ishte inatosur në lidhje me mënyrën se si u portretizua në sezonin e fundit të “Keeping Up with Kardashians:, sidomos për shkak të përdorimit të këngës “Runaway” në trailerin e show-t.

Nëse nuk e mbani mend këngën le t’ju kujtojmë disa nga vargjet që i dedikohen “idiotëve” në “Runway”.

“Let’s have a toast for the douchebags

Let’s have a toast for the assholes

Let’s have a toast for the scumbags

Every one of them that I know

Let’s have a toast for the jerkoffs

That’ll never take work off

Baby, I got a plan

Run away fast as you can”

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861