INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas shumë sfidave të famshmëve, deri më tani sfidën e tapës e fiton padyshim Kendall Jenner! [VIDEO]

Pas shumë sfidave të famshmëve, deri më tani sfidën e tapës e fiton padyshim Kendall Jenner! [VIDEO]

Publikuar më: 13:17 09-07-2019

Kendall Jenner është një ndër modelet më të suksesshme në botë. Edhe pse vëmendjen e madhe në botën e mediave rozë e marrin motrat e mëdhaja, por këtë rradhë vëmendjen më të madhe e ka marrë vetë ajo.

Sfida më e re në botë që është bërë virale në të gjithë internetin quhet “Bottle Cap Challenge”, e cila ka prekur edhe të famshmit.

Si fillim këtë lojë e nisi këngëtari I njohur Justin Bieber i cili hoqi tapën e shishes me gishtat e këmbës dhe sfidoi bashkëshorten e tij Hailey, ku më pas u bë një sfidë për të gjithë të tjerët me rradhë.

Edhe Hailey arriti ta realizonte sfidën me sukses me anë të një motorri dhe më pas nominoi mikeshën e saj Kendall Jenner.

Ju rikujtojmë se Kendall është një femër që pranon çdo sfidë loje dhe sigurisht që e ka pranuar dhe këtë lojë.

Mëngjesin e sotëm ajo ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit, e cila shihet mbi një motor uji ku siç na e ka treguar dhe herë tjera se ka aftësi të mira në ekuilibër.

Kendall e përcaktoi që në fillim qëllimin dhe ia doli të mbante nën kontroll motorin e ujit teksa hiqte tapën e shishes me gishtat e këmbës. Mbetet për tu parë cilët të famshëm do ta vijojnë këtë sfidë.

 

View this post on Instagram

you asked for it @haileybieber ...

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on

Article Logic
Execution time: 0.0039279460906982