INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Sanremos, Ermal Meta iu drejtohet gazetarëve shqiptarë: Kujdes! [FOTO]

Pas Sanremos, Ermal Meta iu drejtohet gazetarëve shqiptarë: Kujdes! [FOTO]

Publikuar më: 15:58 13-02-2018

Ermal Meta është kthyer në një ndër personazhet më të diskutuar në rrjetet sociale.

Rrugëtimi i tij në festivalin ‘Sanremo’ ishte një aventurë e vërtetë. Këngëtari u pezullua nga festivali me pretendimin se kënga ishte plagjiaturë por jo vetëm u rikthye të nesërmen sepse  edhe u shpall fitues i ‘Sanremo’s, duke u bërë përaqësuesi i Italisë në Erovizion.

Vëmëndja mediatike, lajmet, portalet të gjithë ishin të interesuar për një intervistë me këngëatrin shqiptar por që ka rezultuar që fjalët e tij të keqintepretohen. Kështu ka ndodhur me termin ‘bastard; të përmendur nga vetë ai dhe që u mendua se ajo fjalë i drejtohej babait dhunues të këngëtarit.  Ndaj Ermali  e ka parë të nevojshme të reagojë nëpërmjet një statusi të bërë në Facebook-un e tij ku iu drejtohet të gjithë gazetarëve shqiptarë.

Statusi:

“Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime,” e fillon ai statusin ku sqaron se kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë.

Statusi i Ermal Metes

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

Falemnderit për vëmëndjen.’

drfytrutyui.png

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438