INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Ritës edhe e ëma e saj Vera Ora ka dy fjalë për Granit Xhakën, shihni çfarë i thotë [FOTO]

Pas Ritës edhe e ëma e saj Vera Ora ka dy fjalë për Granit Xhakën, shihni çfarë i thotë [FOTO]

Publikuar më: 20:35 24-06-2018

Mbrëmjen e së premtes u luajt ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë, ndeshje në të cilën një nga protagonistët ishte edhe Granit Xhaka.

Në fillim të pjesës së dytë shënoi një supergol me të majtën, duke barazuar rezultatin. Aksioni nisi nga Shaqiri, goditja e të cilit u devijua dhe më pas topi përfundoi të Xhaka, që me një gjuajtje fantastike, e dërgoi në cepin e portës serbe.

Por më i bukur se goli ishte festa fantastike e mesfushorit me origjinë shqiptare u cili bëri shqiponjën me duar duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Pas këtij goli ka patur shumë reagime në rrjetet sociale, mes tyre dhe artistë të njohur si Ledri Vula, Getoar Selimi, i ati i Dua Lipës, Lorik Cana, Luana Vjollca, por edhe këngëtaret si Dua Lipa dhe Rita Ora.

MIrëpo siç duket emocionet kanë përshkruar edhe të ëmën e Rita Orës, e cila i ka komentuar Granit Xhakës në një foto të publikuar.

Nëna e këngëtares me famë botërore që nga mbrëmjen e së premtes, do ta pëlqejë më shumë futbollin dhe kjo falë Granit Xhakës.

“Ju keni bërë që unë ta pëlqej tani futbollin” i ka shkruar Vera, Granitit.

granotver.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564