INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Rita Orës edhe French Montana i bën këtë homazh AVICII-t në koncert, reperi i njohur shqiptar i lë këtë koment! [FOTO / VIDEO]

Pas Rita Orës edhe French Montana i bën këtë homazh AVICII-t në koncert, reperi i njohur shqiptar i lë këtë koment! [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 20:25 05-05-2018

Ai ishte një nga DJ më të mirë në botë dhe me plot gojën e themi që na ka dhuruar shumë hite të cilat do të dëgjohen gjithmonë. Vdekja e tij e shokoi të gjithë botën, familjen, fansat dhe industrinë e muzikës. Menjëherë erdhën reagimet në rrjetet sociale nga miqtë dhe jo vetëm. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora i ka bërë homazhe DJ të ndjerë në koncertet të saj dhe pas Ritës është radha e reperit të njohur French Montana.

Ai po mbante një koncert në Algard, në Norvegji, afër Suedisë dhe ka bërë që në skenë të luhet një nga këngët më të mira të Avicii-t “Wake me up” dhe ka shkruar disa fjalë të bukura.

Në listën e shumtë të komenteve, vumë re komentin e reperit shqiptar Gashi, i cili bën pjesë në labelin e JAY Z, ku i ka shkruar disa emoji me duar që luten. Gashi dhe French Montana janë shokë?

gasid.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018370151519775