INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas raportit të DASH, Ambasada Amerikane mesazh të fortë qeverisë [FOTO]

Pas raportit të DASH, Ambasada Amerikane mesazh të fortë qeverisë [FOTO]

Publikuar më: 09:41 29-06-2018

Pas publikimit të Raportit të DASH mbi trafikimin e qenieve njerëzore ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në vendin tonë. Nëpërmjet një statusi të shpërndarë në facebook, Ambasada shkruan se qeveria shqiptare nuk përmbush as standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Ambasada Amerikane:
“??️ Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë̈, është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2. Qeveria rriti financimet për mbrojtjen e viktimave dhe identifikoi dhe ndihmoi më shumë viktima”.
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të enjten Raportin e vitit 2018 për Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Ky raport i përvitshëm, këtë herë fokusohet tek mënyrat e efektshme, me të cilat komunitetet lokale mund të përpiqen për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe e si mund të ndihmojnë qeveritë në fuqizimin e tyre. Në kapitullin e raportit për Shqipërinë, thuhet se qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore; megjithatë, thuhet në raport, qeveria është duke bërë përpjekje të rëndësishme për të arritur këtë synim.
Raporti vë në dukje se janë disa sektorë kyç për të cilat qeveria nuk i ka plotësuar standardet minimale.
Qeveria vazhdon t’i ndëshkojë viktimat e trafikimit për shkelje ligjore, pasojë e drejtpërdrejtë e faktit që viktimat janë detyruar t’i nënshtrohen trafikimit.

 

ambasada.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0043699741363525