INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas protestës mësoni hapin e rradhës të demokratëve

Pas protestës mësoni hapin e rradhës të demokratëve

Publikuar më: 14:07 28-05-2018

Opozita mbajti protestën të shtunën, dhe vetëm dy ditë pas saj mësohen hapat e mëtejshme të Partisë Demokratike. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit demokrat mësohet se deputetët propozojnë bojkotin kuvendor, si alternativa për përballjen me shumicën e majtë. Mësohet se deputeti i PD-së, Flamur Noka propozon bojkot të parlamentit, si rruga e vetme përballë qeverisë.
Flamur Noka:
“Ne duhet të shkëputemi nga ky parlament. Ramës ia dhamë kohën e duhur për Xhafën”.
Ndërsa Ish kryeministri Sali Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura shtroi pyetjen: A mund të qëndrojmë në parlament me narkotrafikantë? Ai shprehu shqetësimin për atë që e quajti propagandë kundër opozitës.
Sali Berisha:
“Ka një angazhim dhe propagandë mediatike dhe qeverisëse kundër nesh. Duhet të përqendrohemi totalisht dhe të flasim me qytetarët. Bojkoti që bëmë për dekriminalizimin pati efekt. Shqipëria aktualisht është në fokus ndërkombëtar. Për opozitën nuk ka zgjedhje paqësore me Edi Ramën, por duhet parë aktualiteti duke bërë analiza politike”.

E pavarësisht këtij propozimi, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi që opozita të mos bojkotojë kuvendin.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281