INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas përplasjes së fortë me Ramën, Haradinaj pret në takim aleatët e Bashës

Pas përplasjes së fortë me Ramën, Haradinaj pret në takim aleatët e Bashës

Publikuar më: 09:51 06-05-2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvlluar një takim me krerët e partive aleate të Lulzim Bashës. Takimi është zhvilluar në zyrën e kryeministrit Haradinaj. Ky takim kryesohej prej Fatmir Mediut, ndërsa në të kanë marrë pjesë dhe Vangjel Dule, Agron Duka, Nard Ndoka etj.Takimi është njoftuar nga kreu i qeverisë së Kosovës në faqen e tij të Facebookt-t, ku ai shkruan se, “Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur. Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë”.

Ndërkohë, gjatë javës së shkuar kryeministri Haradinaj pati dy përplasje me Edi Ramën për Samitin e Berlinit.
Kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se Rama i ka bërë presion në Samit për të hequr taksën ndaj mallrave serbe. Këtë shefi i qeverisë shqiptare e ka mohuar por në një reagim të dytë Haradinaj ka thënë se të vërtetat duhen thënë. “Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, ka theksuar Haradinaj. Kjo nuk ka qenë përplasja e parë mes Ramës dhe Haradinajt.

njoftimiii.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992