INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Nju Jorkut, ja ku do të zhvendosen negociatat për emrin e Maqedonisë

Pas Nju Jorkut, ja ku do të zhvendosen negociatat për emrin e Maqedonisë

Publikuar më: 14:49 26-05-2018
Pas bisedimeve jo-përfundimtare të mbajtura në Nju Jork mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit do të zhvendosen në Bruksel. Kështu është shprehur i dërguari i Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz, pas takimit mes Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov.
 
As i dërguari i OKB dhe as krerët e diplomacive të Greqisë e Maqedonisë nuk kanë zbuluar detaje nëse vijon të qëndrojë emri i propozuar nga Shkupi, por i refuzuar nga Athina, “Maqedonia e Ilindenit”, apo nëse janë rikthyer për shqyrtim 5 propozimet fillestare të paraqitura në paketën e ndërmjetësuesit Matthew Nimetz.
 
Nimetz deklaroi se bisedimet mes palëve tashmë janë ngushtuar dhe janë intensifikuar, teksa të dyja palët kanë bërë përpjekje për t’i dhënë fund kontestit të gjatë të emrit të Maqedonisë. “Çështjet janë të mirëpërcaktuara. Nuk kemi një rezolutë përfundimtare por të dyja palët janë të vendosura për të bërë mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje,” u shpreh Nimetz.
 
 mateo.jpg
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0025079250335693