INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ngadalësimit të telefonave,

Pas ngadalësimit të telefonave, "Apple" bën një premtim për klientët...

Publikuar më: 09:12 29-12-2017

Problemi i shfaqur me ngadalësimin e telefonave të kompanisë Apple, shkaktoi pakënaqësi tek një numër i madh klientësh anembanë botës.

Dhe së fundmi me anë të një letre të hapur kompania Apple duket se është e vendosur për ta rikuperuar dashurinë e klientëve besnikë duke u kërkuar falje atyre për ngadalësimin e telefonave iPhone të vjetër.

“Nuk kemi bërë kurrë asgjë dhe nuk do të bëjmë kurrë asgjë për të shkurtuar vullnetarisht jetën e pajisjeve të Apple”, citohet në letër.

Po ashtu kompania njofton një ulje të çmimeve të baterive jashtë garancisë.

“Në fillim të 2018-ës ne do të bëjmë një përditësim të sistemit IOS dhe do t’ju mundësojmë klientëve më shumë shikueshmëri në statusin e tyre të baterisë”, shkruhet në letrën publike.

Article Logic
Execution time: 0.00369000434875
array(1) { ["section"]=> string(71) "pas-ngadalesimit-te-telefonave-apple-ben-nje-premtim-per-klientet-46203" }