INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Maluma-s, habit edhe ylli BOTËROR! Jo vetëm që e di ku i bie Shqipëria, por flet SHQIP para 21 milion personave [VIDEO]

Pas Maluma-s, habit edhe ylli BOTËROR! Jo vetëm që e di ku i bie Shqipëria, por flet SHQIP para 21 milion personave [VIDEO]

Publikuar më: 12:31 16-03-2019

Këngëtarja e famshme Ciara ka surprizuar të gjithë fansat e saj shqiptarë, pasi ka folur shqip.

Ajo kishte vendosur që të shkëmbente dy fjalë me ndjekësit e saj në Instagram, kur papritur hapi një video chat live me një vajzë shqiptare.

Ciara nisi ta pyeste vajzën nga ishte dhe ajo i tha se është nga Shqipëria.

“O sa mirë! E kam idenë ku bie përafërsisht, por nuk kam qenë ndonjëherë”, u shpreh Ciara teksa dëgjonte fansen që i shprehte dëshirën për të ardhur dhe për të vizituar vendin tonë.

Biseda mes tyre zgjati për disa minuta deri kur në fund Ciara i kërkoi fanses së saj që ta mësonte sesi të thoshte “Bye” në shqip.

Video u mbyll me një “mirupafshim”nga ana e këngëtares së njohur e cila me siguri do të bëhet më tepër kurioze për vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156