INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas fotos Rama publikon videon me Donald Trump dhe...[VIDEO]

Pas fotos Rama publikon videon me Donald Trump dhe...[VIDEO]

Publikuar më: 16:48 12-07-2018

Fotografia me Donald Trump bëri zhurmë në Shqipëri, por Edi Rama duket se ka pasur një bisedë më të gjatë se sa thjeshtë një foto me Presidentitn e SHBA-së. Kryeministri Edi Rama ka pasur mundësi edhe të flasë me të gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.
Pas fotos, Rama ka publikuar një video ku duket teksa i flet “me këmbë e duar” Trump-it i cili ulur në vend, e dëgjon me qetësi .
Me ta është edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i cili nuk ka ngurruar të përkulë trupin për të qenë pjesë e bisedës, ende të pazbardhur. Rama ka zgjedhur që videon ta publikojë bardhë e zi ndërsa video ëhstë pa audio.

Article Logic
Execution time: 0.0031380653381348