INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas diellit bëhuni gati për acar! Shiu dhe dëbora pushtojnë vendin, mësoni si do jetë moti

Pas diellit bëhuni gati për acar! Shiu dhe dëbora pushtojnë vendin, mësoni si do jetë moti

Publikuar më: 19:10 08-12-2017

Pas përmbytjeve të javës së kaluar, këtë javë që lamë pas, moti ka qenë me diell por me temperatura të ulëta në pjesë të veçanta të ditës. Mirëpo mbrëmjen e sotme, rikthehen reshjet e shiut, te cilat do të prekin pjesën më të madhe të vendit dhe në Veri do ketë reshje dëbore pas mesnatës.
Meteorologët bëjnë me dije se të shtunën, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë, por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje, do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë.
E SHTUNE: Paraqitet e vranët me reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore por duke iu afruar mesditës reshjet intensifikohen kryesisht në Veri dhe Qendër dhe më pak reshje në zonat Jugore. Në mbrëmje reshjet do të pakësohen ndjeshëm por mbeten prezente dhe gjatë natës, kryesisht në formë dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë së shtunës por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167