INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Blendi Fevziut, një tjetër shqiptar në gjigandin Netflix! Aktori luan në serial përkrah yllit të Hollivudit [VIDEO]

Pas Blendi Fevziut, një tjetër shqiptar në gjigandin Netflix! Aktori luan në serial përkrah yllit të Hollivudit [VIDEO]

Publikuar më: 12:37 02-04-2019

U shkruajt gjatë në media se moderatori Blendi Fejvziu do të publikoj një dokumentar në rrjetin më të madh të shërbimeve televizive në internet Netflix dhe një tjetër shqiptar është bërë pjesë e kësaj platforme të njohur.

Bëhet fjalë për aktorin nga Prishtina Arbër Mehmeti, i cili luan në serialin “Santa Clarita Diet” përkrah aktores së famshme amerikane Drew Barrymore dhe aktorit Timothy Olyphant.

Vëllai i tij Ardi ka publikuar një video nga episodi i parë i sezonit të dytë, ku luan rolin e një fermeri serb, të cilin ushtria planifikon ta vrasë.

Ngjarja zhvillohet në Serbi dhe në episodin e mëposhtëm, aktori shqiptar shihet i lidhur, duke u marrë në pyetje dhe kërcënuar nga një oficer serb.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668