INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas balenës blu, kjo është loja që po kërcënon fëmijët [VIDEO]

Pas balenës blu, kjo është loja që po kërcënon fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 11:48 19-10-2017

Pas lojës balena blu një tjetër lojë po rrezikon jetën e adoleshenteve.

"48 hour Challenge" quhet loja më e fundit që po qarkullon në Facebook, e cila ka përhapur panik në Britaninë e madhe dhe Irlandën e veriut, ku fëmijë të moshës 14 vjeçare përfshihen në një sfidë ku zhduken për dy ditë nga shtëpitë.

Loja bëhet më frikësuese kur fëmijëve iu kërkohet që të zhduken për sa munden nga prindërit dhe të dashurit e tyre.

Një numër i madhe fëmijësh të zhdukur janë regjistruar dhe pas gjetjes, fëmijët nuk kanë shfaqur shenja pendese madje disa prej tyre kanë deklaruar se do ta përsërisnin përsëri, çka e ka bërë dhe alarmante situatën.

Specialistët shpjegojnë se kjo lojë është një vazhdim i lojës "72 hour Challenge" që përfshiu Evropën perëndimorë dhe solli një numër të madh fëmijësh që zhdukeshin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030069351196289