INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Adriatik Llallës edhe Tom Doshi e familja e tij shpallen “non grata” në SHBA për këtë arsye, reagon deputeti [FOTO]

Pas Adriatik Llallës edhe Tom Doshi e familja e tij shpallen “non grata” në SHBA për këtë arsye, reagon deputeti [FOTO]

Publikuar më: 19:47 16-04-2018

Ish-prokurori Llalla tashmë nuk është i vetmi zyrtar të cilit nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe deputeti Tom Doshi e familjes së tij i ndalohet hyrja në Amerikë, për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni, raporton ‘Zëri i Amerikës’.
Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur, nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

doshi.png

 

Por, në një prononcim për ‘News 24’, Doshi tha nuk është përfshirë kurrë në raste korrupsioni dhe se nuk ka patur punë me tendera.

Ai theksoi se familja e tij ka nënshtetësi australiane dhe nuk ka patur ndonjëherë nevojë për vizë, ndërkohë sa i përket atij personalisht, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk e ka njoftuar për anulimin e vizës. Doshi bëri edhe një krahasim me dyshimet që mediat amerikane hedhin mbi presidentin Donald Trump, ndërkohë që ky i fundit vazhdon normalisht punën.

“Fëmijët dhe gruaja ime kanë nënshtetësi australiane dhe nuk kanë nevojë për vizië. Unë kam qenë në SHBA dhe kam aplikuar për vizë, ndonëse kam qenë në hetim. Nuk më thanë se më është refuzuar viza, por kërkuan letër nga Prokuroria. Jam opozitar dhe 13 vite në politikë nuk kam qenë asnjëherë në pushtet. Që të bësh korrupsion duhet të jesh ministër dhe kryeministër. Unë e kam deklaruar pasurinë që në 2000-shin dhe nuk ka patur punë me tendera. As kam ndërmend të merrem me këtë punë. Ata akuzojnë Trump se ka bashkëpunuar me rusët dhe ka vjedhur zgjedhjet, ndërkohë që vijon punën. Pse e bëni kaq të madhe?”,- u shpreh Doshi. 

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705