INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 6 vitesh karrierë në muzikë, Rita Ora jep lajmin e shumëpritur dhe me siguri do t’ju pëlqejë! [FOTO]

Pas 6 vitesh karrierë në muzikë, Rita Ora jep lajmin e shumëpritur dhe me siguri do t’ju pëlqejë! [FOTO]

Publikuar më: 18:19 18-09-2018

Rita Ora po përjeton periudhën më të mirë në karrierën e saj ndërkombëtare. Krahas sukseseve në muzikë, Rita tashmë është emër shumë i kërkuar edhe si imazh i brendeve të njohura.

Ka gjashtë vite karrierë në botën e muzikës, por këngëtarja e famshme Rita Ora ende nuk ka realizuar një album të saj, mirëpo siç duket pritjes i erdhi fundi. 27-vjeçarja ka zbuluar se do të sjellë albumin e saj të parë me titull “Phoenix”.

Rita Ora ka treguar gjithashtu edhe datën që kur do të dalë në treg albumi, pikërisht me 23 nëntor të këtij viti.

“Faleminderit për durimin… Jam shumë e lumtur që po realizoj “Phoenix”. Jam krenare dhe shumë e emocionuar që të gjithë do të dëgjojnë atë për të cilën kam punuar” , është shprehur këngëtarja për “HMMedia”.

Ndërsa këtë të premte Rita Ora ka rrëfyer se do të publikojë këngën e saj më të re me titull “Let you love me”.

brit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001939058303833