INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 4 vitesh balerina shqiptare zbulon të vërtetën rreth fitores së Lori Hoxhës në ‘DWTS’

Pas 4 vitesh balerina shqiptare zbulon të vërtetën rreth fitores së Lori Hoxhës në ‘DWTS’

Publikuar më: 23:43 30-04-2018

Katër vite më parë Lori Hoxha triumfoi në spektaklin "Dancing with the Stars". Ajo fitore u përfol gjatë vite me rradhës duke dyshuar për këtë fitore. Së fundmi një të vërtetë rreth fitores se Hoxhës e ka treguar edhe balerina profesioniste, Isida Mollaymeri. E ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj, “Mos i fol shoferit” ajo ka zbuluar arsyen përse Lori e meritonte fitoren.

“Është dhe me preferencë. Unë, kur shoh një balet modern dhe një klasik, automatikisht zgjedh klasiken. Më pëlqen shumë finesa, femra të jetë femër dhe mashkulli të jetë mashkull. Po të isha unë juri, sigurisht si Iliri do zgjidhja Lorin. Lori kishte një finesë, disa duar të zgjatura, një harmoni kur kërcente, pra ishte më balerinë. Kurse Flaka kishte energji. Lori kërcente më pastër, ishte balerinë dhe kompeticioni është kush është më balerinë, jo kush është bisha”, u shpreh Isida./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0022671222686768