INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 16 orësh debat Parlamenti voton në parim Buxhetin e 2018

Pas 16 orësh debat Parlamenti voton në parim Buxhetin e 2018

Publikuar më: 10:16 17-11-2017

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Votimi u zhvillua në orët e para të ditës së sotme, ndërsa në seancë, në momentin e votimit, ishin të pranishëm 121 deputetë, të cilët votuan në parim, ndryshimet e kërkuara nga mazhoranca. Pas rreth 16 orësh diskutime, buxheti është miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste, 75 deputetë votuan pro, ndërsa 47 vota ishin kundër projektbuxhetit si dhe 17 deputetë kanë abstenuar.
Në Kuvend u votua edhe për emërimin e anëtarit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ku u zgjodh znj. Eriola Sadushi me 72 vota pro dhe anëtarit të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP), ku u zgjodh z. Ilir Zela, me 73 vota pro.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871