INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 13 vitesh familja nga Babrruja legalizon banesën[VIDEO]

Pas 13 vitesh familja nga Babrruja legalizon banesën[VIDEO]

Publikuar më: 10:46 12-01-2019

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me historinë e një familje nga Babrruja, e cila prej 13 vitesh kërkonte lejen e legalizimit të banesës së tyre. Familjarët tregojnë se kanë shkuar mbi 100 herë te institucionet përkatëse dhe përgjigja që merrnin ishte, është në process. Nga video e shpërndarë nga kryeministri mësohet se familja Mazrreku e gjeti zgjidhjen përmes platfromes së bashkëqeverisjes, vetëm një muaj pasi i ishte drejtuar asaj. “Mirëmëngjes, dhe me rastin e familjes Mazrreku nga Kamza e cila pas 13 vitesh pritje dhe zvarritje nëpër zyra për të marrë lejen e legalizimit të banesës së tyre, iu drejtua Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, duke bërë të mundur marrjen e lejes së legalizimit për banesën e tyre të ndërtuar me mund, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039451122283936