INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për dështimin me vizat

Parlamenti i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme për dështimin me vizat

Publikuar më: 15:48 04-12-2018

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme parlamentare në orën 16:00. Kjo seancë është thirrur nga opozita lidhur me “Dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave”. Por për kryeministrin Ramush Haradinaj qeveria i ka kryer të gjitha detyrat e veta në procesin e liberalizimit të vizave. Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave Haradinaj ka deklaruar se seanca e thirrur nga opozita për këtë çështje paraqet ndërhyrje në agjendat shtetërore. Kreu i qeverisë është i bindur se liberalizimi i vizave është një proces i cili nuk do të vonohet shumë sikurse po flitet.  Haradinaj shtoi se qeveria që ai udhëheq ka marrë vendime të rëndësishme, siç është ai për taksën, ndërsa ka sqaruar se gjendja është e qetë edhe në veri të Kosovës, dhe se serbët nuk kanë mungesa të produkteve elementare.

Article Logic
Execution time: 0.0026521682739258