INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Paratë e pakta për investime dëmtojnë cilësinë e nxënësve. Flasin maturantët...[VIDEO]

Publikuar më: 17:16 17-11-2017

Pasojat e një buxheti të ulët për arsimin reflektohen dhe tek kushtet jo të mira në shkollat, ku vetë nxënësit i ndjejnë drejtpërdrejt ato. Kamera e IN News intervistoi jo pa qëllim dy maturante, që kanë njohuri të plota për të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar dhe ato kanë shprehur shqetësime konkrete me të cilat përballen çdo ditë.
“S’kemi si ta bëjmë praktikën e kimisë e biologjisë, ka pak paisje laboratoresh, disa orë si bëjmë fare, por bëjmë përsëritje të mësimeve,” thotë gjimnazistja Mirea Mema.
Ndërsa Ivisa Metahasani, shton se librat në bibiloteka janë të vjetër.
Këto dy nxënëse, pasi prezantuar një panoramë të qartë të shqetësimeve, të cilat janë të ngjashme në të gjitha shkollat e vendit i drejtojnë dhe një apel qeverisë.
“Duhen më shumë investime cilësore, që të jemi më të aftë për të ardhmen”, apelojnë maturantet.

Article Logic
Execution time: 0.0070810317993164