INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i moti për sot, mos harroni çadrat

Parashikimi i moti për sot, mos harroni çadrat

Publikuar më: 10:57 14-11-2017

Vendi ynë do të mbizotërohet sot nga një mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe rrebeshe shiu. Reshjet do të regjistrohen në Veriperndim dhe Jugperndim të vendit ndërkohë që në pjesën tjetër e territorit shirat do të jenë të përkohshëm. Në mesditë do të shtohen reshjet e shiut, të cilat do të vazhdojnë deri në mbrëmje. Meterologët parashikojnë se në mbrëmje reshjet do të lokalizohen në ekstremet Veriore-Jugore të vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen me 3 deri në 4 gradë në mesditë, kryesisht në Veri dhe Lindje të territorit. Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 40 km/orë nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzime deri 4 ballë në det. Edhe dita e nesërme pritet të mbizotërohet nga reshjet dhe vranësirat.

Article Logic
Execution time: 0.0023679733276367